DASHI (20/III-20/IV)
Hyrja e Hënës tek Bricjapi shpjegon në mënyrë perfekte motivet e humorit tuaj të keq. Në punë mund edhe të gjeni mbështetje nëse vetëm do të arrini të ngadalësoni tensionet e brendshme dhe të përqëndroheni mbi projektet tuaja. Shkarkoni tensionin me lëvizje, ndoshta në ajër të pastër.
DEMI (21/IV-20/V)
Vërtet një ditë shumë e mirë, e pasur me qetësi dhe humor të mirë. Kapini rastet që fati ju ofron, duke pranuar pa hezitim një propozim. Edhe nëse do të jeni më të heshtur se zakonisht në shoqëri do të vlerësoheni për aftësitë tuaja për ti bërë ballë impenjimeve tuaja..
BINJAKET (21/V-20/VI)
Duke gjetur humorin tuaj të mirë, do të rimerrni dhe kultivoni miqësitë dhe kontaktet, edhe nëse parashikohen për ju programe. Nëse do të sforcoheni të kuptoni edhe arsyet e të tjerëve, cdo ditë do ju duket gjithmonë e re dhe ndryshe. Keni nevojë për të shkarkuar tensionet e akumuluara
GAFORRJA (21/VI-22/VII)
Pasiguritë dhe dyshimet ne dashuri ju bëjnë melankolik dhe mosbesues. Përdorni humorin e mirë dhe largoni dyshimet sepse ato janë vetëm frut i fantazisë tuaj. Sjellja e partnerit ju ka plagosur, por në vend që të nxirrni konkluzione të nxituara do të bënit mirë të kërkonit sqarim..
LUANI (23/VII-22/VIII)
Kërkesat e një familjari ju detyrojnë të interesoheni për gjërat praktike. Kujdesi për shtëpinë ose kopështin do ju takojë juve sot. Duke mbaruar impenjimet, mund ti lejoni vetes një mbrëmje për të dy. Keni energji shumë të mira në dispozicion , por mos pretendoni të bëni gjithmonë gjithcka.
VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)
Zemra rreh e qetë, pa ankthe dhe shqetësime. Raportet shkojnë në harmoni, duke ju projektuar drejt të nesërmes.Në vend që të uleni në divan, bëni mirë të bëni një shëtitje në ajër të pastër, pas drekës së të djelës.
PESHORJA (23/IX-22/X)
Një erë e freskët idesh dhe projektesh të reja do ju bëjë të fluturoni lart. Fjalë, fjalë, fjalë… ndoshta shumë për partnerin, që pret prej jush koherencë të madhe dhe mbi të gjitha mbajtjen prej jush të premtimeve.
AKREPI (22/X-21/XII)
Yjet sot ju ndihmojnë të kanalizoni energjitë drejt një drejtimi konstruktiv, duke ju formuar një vision të qartë të realitetit. Momente bashkpunimi në dashuri dhe një rast me fat për të mos ndjenjur në qytet në këtë të djelë. Ndiqni një djetë korrekte dhe mos kërkoni të gjeni alibi për të lënë pas dore trupin tuaj.
SHIGJETARI (22/XI-21/XII)
Nuk mund të jetohet gjithmonë me kuotë të lartë, sepse herë pas here do ju duhet të merreni me cështje të vogla, edhe të djelën për fat të keq. Në program keni takime të rëndësishme dhe një ndeshje futbolli për të mos u humbur
BRICJAPI (22/XII-20/I)
Tani keni mësuar që një hapje e madhe drejt të tjerëve dhe pak tolerancë janë të nevojshme kur punohet në grup. Në thellësi të ndjenjave, në konkretizim dhe në solidaritet të raportit tuaj gjeni dimensionin tuaj ideal.
UJORI (20/I-19/II)
Nuk ka rëndësi se kush janë projektet tuaja për të djelën. Në shoqërinë e miqve ose vetëm të një libri të mirë, ajo që vlen është që të ndjeheni të qetë. Duke u ndjerë mirë së bashku por edhe me të tjerët do të thotë të keni arritur një ekuilibër shumë të mirë.
Kursi Ditor
USD / LEK
95.33
EUR / LEK
123.37
GBP / LEK
147.46
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Moti per Tiranen
Temp 21°C
Partly Cloudy
Era: 11.27 kph S
Lageshtira: 60%
Presioni: 0 mb falling
Agimi: 6:49 am
Perendimi: 4:12 pm